Apple pranon mbikëqyrje sigurie të produkteve të saj nga Kina

Sipas agjensisë së lajmeve të Pekinit, CEO i Apple Tim Cook pranoi që Zyra e Shtetit të Informacionit të Internetit në Kinë të mbikqyrë produktet e tij. Edhe pse pajisjet e Apple prodhohen në Kinë, hardueri dhe softueri dizenjohen në SHBA, kjo ka bërë që qeveria Kineze të shqetësohet mbi mundësinë e spiunimit të mundshëm të qytetarëve.

Në korrik të vitit të kaluar, u përhap lajmi se telefonat integjentë mund të regjistronin vendndodhjen e përdoruesve, prandaj mediat kineze e quajtën iPhone-n kërcënim të sigurisë kombëtare.

Televizioni kombëtar CCTV tha se funksioni ‘Vendndodhje e shpeshtë’ (Frequent Location) mund të përdoret për të zbuluar vendndodhjen dhe kohën e një personi për të realizuar akte të padëshiruara ndaj tij.

Lu Wei, drejtori i departamentit të shtetit i ka thënë Cook se Kina është një nga tregjet më të mëdha të blerjes për kompaninë Apple, por inspektimi i produkteve për të ofruar sigurinë e shtetit është me rëndësi jetike.

Apple nuk e ka lejuar qeverinë amerikane dhe çdo institucion tjetër të bëjë inspektime mbi sigurinë e produkteve të saj, por nëse dëshiron të vazhdojë të ketë sukses me shitjet në Kinë, normalisht duhet të paguajë një çmim për këtë.