Banka në Britaninë e Madhe dhe SHBA bashkohen për teste të sigurisë kibernetike

Banka në Britaninë e Madhe dhe SHBA bashkohen për teste të sigurisë kibernetike

Bankat në Londër dhe New York do të simulojnë një sulm masiv kibernetik në sistemet e tyre kompjuterike. Simulimi i parë do të përfshijë agjensitëe  të dy shteteve, duke përfshirë institucione tregtare si dhe Bankën e Anglisë. Simulimi do të ndiqet nga teste të mëtejshme në kuadër të elasticitetit të infrastrukturës së sistemeve.

Testimet, janë pjesë e një programi të ri bashkwpunimi kundër krimit kibernetik dhe terrorizmit. Kryeministri David Cameron ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike. Ai ka vlerësuar bashkëpunimin si zgjidhjen e vetme pas sulmeve kibernetike ndaj 8 nga 10 kompanive më të mëdha në Britani.

Që prej vitit 2012, Britania e Madhe ka operuar me një qendër sekrete kontrolli kibernetik të njohur si “Fusion Cell”, ku ekspertët e shërbimeve inteligjente dhe stafi i sigurisë kompjuterike të disa kompanive të mëdha punonin së bashku për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike.