Çfarë është Microsoft HoloLens?

Microsoft ka vendosur të zbulojë versionin e ri të Windows dhe një pajisje 3D të quajtur HoloLens. HoloLens cilësohet si pajisja që do të përzjejë jetën dixhitale me jetën fizike.

HoloLens vendoset rreth syve, punon me wireless dhe projektimet realizohen me anë të krijimit të hologramave. Ndërsa është e paqartë nëse do të hidhet në treg për shitje, një nga inxhinierët e Microsoft tregon sesi përdoret për të parë dhe edituar pasqyrimet tre-dimensionale të njerëzve, makinerive ose objekteve të tjera.

Pajisja e re ekzekutohet në versionin më të ri të sistemit operativ, Windows 10. Microsoft më herët është shprehur se Windows 10 do të vijë me një web browser të ri dhe do të sjellë një asistent dixhital të zërit, Cortana, për kompjuterat personalë.