Cilat janë grupet më famëkeqe të sulmeve kibernetike?

Cilat janë grupet më famëkeqe të sulmeve kibernetike?

Grupi i njohur si Lizard Squad i ka hapur vetes telashe këtë javë, duke pretenduar se është përgjegjës për sulmet në faqen e Malaysia Airlines dhe Facebook. Sulmi në faqen e Malaysia Airlines i ridrejtonte përdoruesit në një faqe me titull “404 – plane not found”. Ndërkohë që sulmi ndaj Facebook bëri që rrjeti social të ishte jashtë shërbimit për rreth 40 minuta.

Facebook e ka mohuar faktin që është sulmuar, duke pretenduar se defekti lidhej me disa ndryshime në sistemin e konfigurimit. Ndërkaq faqja e Malaysia Airlines i ka siguruar klientët e saj duke thënë se nuk është sulmuar, por domaini i tyre www.malaysiaairlines.com ka qenë ridrejtuar përkohësisht në një faqe tjetër.

Kush është në të vërtetë Lizard Squad?

Lizard Squad është një grup hackers që është vetëdeklaruar përgjegjës për një numër të madh sulmesh ndaj kompanive si: Sony, Microsoft dhe Facebook. Për herë të parë emri i grupit është dëgjuar në Gusht të 2014 kur sulmoi disa lojëra online, ndër të cilat League of Legends dhe Destiny. Ky sulm u pasua nga sulmet ndaj rrjetit Sony Playstation dhe Microsoft Xbox Live në Gusht dhe Dhjetor.

Lizard Squad duket se dëshiron hakmarrjen daj Sony. Në Gusht 2014 ky grup bëri një sulm ndaj avionit në të cilin po udhëtonte presidenti i Sony. Avioni u detyrua të bënte ulje emergjente. Grupi gjithashtu pretendon se ka lidhje me ISIS. Gjatë sulmit ndaj faqes së Malaysia Airlines, e përshkroi veten si “Cyber Caliphate”.Gjithashtu vendosi flamurët e ISIS në serverat e Sony.

Anonymous

Ky është ndoshta grupi më famëkeq nga të gjithë. Ai është një komunitet online i decentralizuar që përbëhet nga mijëra ‘hacktivistë’ , të cilët përdorin aftësitë e tyre kompjuterike për të sulmuar dhe çaktivizuar faqet e web-it në formë proteste. Grupi u bë i njohur për një seri sulmesh ndaj qeverive dhe faqeve të korporatave. Ai ka sulmuar Pentagonin, Facebook, Los Zetas dhe ka deklaruar luftë në Scientology. Moto e tyre është: “Ne jemi Anonimët. Ne jemi Ushtri. Ne nukfalim. Ne nuk harrojmë. Na prisni.”

SEA (Syrian Electronic Army)

SEA është një grup hackerash që pretendojnë se mbështesin qeverinë e presidentit sirian Bashar Al-Assad. Shënjestra e tyre kryesore janë grupet e të drejtave të njeriut, qeveritë dhe organizatat në përgjithësi.

Natyra e marrëdhënies së këtij grupi me qeverinë siriane është e paqartë. Në faqen e tyre, SEA e përshkruan veten si “një grup të rinjsh entuziastë që nuk mund të qëndrojnë pasivë kur shohin shtrembërimet e fakteve e të ngjarjeve që ndodhin në Siri”. Megjithatë ekspertët mendojnë se grupi drejtohet nga shteti sirian. Ndër sulmet më të njohura të tyre përfshihen sulmi ndaj faqes së facebook të presidentit Barack Obama dhe ish presidentit francez Nicolas Sarkozy.