Gjenerata e re e fjalëkalimeve

Kontrollet biometrike online të padukshme do të zëvendësojnë përdorimin e fjalëkalimeve, gjurmës së gishtit dhe njohjes së irisit të syrit në pajisjet desktop dhe mobile. Shërbimi ushtarak amerikan po zhvillon një sistem të ri verifikimi i cili do të zëvendësojë sistemin biometrik dhe fjalëkalimet për përdoruesit e web-it.

Teknologjia e re po krijohet si rezultat i një marrëveshjeje miliarda dollarëshe me grupin e kërkuesve të West Point, e konsideruar si shtëpia e akademisë ushtarake. Fokusi i punës së tyre është “njohja e gjurmës së gishtit” në vend të karakteristikave fizike si pëllëmba, fytyra, DNA ose njohja e irisit.

Ndërfaqja e aplikimit biometrik (API) është e bazuar në fushën e njohjes së sjelljes, ku algoritmet përdoren për të konfirmuar identitetin e përdoruesit duke njohur mënyrën se si ai përdor desktopin ose pajisjen mobile.

Kjo mund të përfshijë vëzhgimin e ritmit të shkrimit, si lëviz mouse ose kursori, frekuencën e gabimeve gjatë shkrimit dhe shpejtësinë e shkrimit.

Aktivistët që mbrojnë privatësinë pritet të kundërshtojnë konceptin e identifikimit të padukshëm, sepse lejon monitorim në rang të gjerë të shoqërisë.