HTTP/2 shkon një hap më pranë përfundimit të realizimit të tij

Standardi i përditësuar do të jetë ndryshimi i parë i madh i protokollit që nga fundi i vitit 1990, dhe përfshin një numër të rëndësishëm përditësimesh të cilat do ta bëjnë eksperiencën online më të shpejtë dhe më të kënaqshme.

Edhe pse HTTP/2 nuk është publikuar ende si standard i plotë, ai suportohet nga Chrome dhe Firefox. Megjithatë duket se standardi nuk do të publikohet derisa të arrijë të miratohet edhe më gjerësisht nga ata që do t’i vlerësojnë përfitimet që sjell.

Draft propozimi i standardit HTTP/2 shpjegon se do të prezantojë më tepër kompresim të fushës së header-it dhe do të lejojë më shumë lidhje simultane për përdorim më efikas të burimeve të rrjetit. Kjo mund të ndihmojë për të zvogëluar ngarkesën e serverit.

Lëvizja drejt HTTP/2 do të jetë e lehtë sepse ky standard përdor të njëjtin API si HTTP. Përfitimet e përdorimit të këtij standardi janë nga pikëpamja e sigurisë, si dhe përdorimi i konceptit “cache pushing” që do të bëjë të mundur dërgimin proaktiv të të dhënave në cache-të e përdoruesve për përdorim të mëvonshëm. Ende nuk dihet se kur do të miratohet formalisht HTTP/2, por duket se kjo do të ndodhë shumë shpejt.