Siguria kibernetike duhet të jetë prioritet i bordeve drejtuese të korporatave.

Sipas KPMG, siguria kibernetike duhet të jetë prioritet i bordeve drejtuese të korporatave

Sulmet kibernetike duhet të konsiderohen në mënyrë serioze nga bordet e korporatave. Studimi i KPMG është bërë për kompanitë e mëdha të Britanisë.

Sipas studimit, më pak se 40% e anëtarëve të bordeve kanë thënë se e shihnin me seriozitet riskun e sulmeve kibernetike. Forumi Ekonomik Botëror tha që vjedhja e të dhënave dhe modifikimi i tyre si rezultat i sulmeve kibernetike përbëjnë një nga 10 sulmet më të mëdha për stabilitetin global.

Në rezultatet e studimit thuajse tre të katërtat e kompanive të survejuara nga KPMG thanë se anëtarët e bordeve i merrnin pasojat e sigurisë kibernetike me seriozitet. Ndërkohë mbi 60% e anëtarëve të bordeve thanë se e kuptojnë rëndësinë e të dhënave, vetëm 24% pohuan se vlerësojnë vazhdimisht riskun ndaj informacionit.

Edhe pse siguria kibernetike po konsiderohet e rëndësishme nga anëtarët e bordeve të organizatave, me po kaq rëndësi duhet të jetë edhe komunikimi midis bordit dhe stafit menaxherial.