Sulmet në rritje në pajisjet mobile nuk i shqetësojnë përdoruesit e Apple

Sipas raportit të kompanisë së telekomunikimit Motive Security Labs sulmet ndaj rrjeteve të komunikimit janë rritur gjatë vitit 2014. Raporti vlerëson se mbi 16 milionë pajisje në gjithë botën janë infektuar nga malware.

Raporti tregon se thyerjet më të mëdha të sigurisë në 2014 vijnë si rezultat i infektimeve në pikat e shitjeve në terminale,  jo në dyqanet online.  Normat e infektimeve sipas ekspertëve ndahen 50/50 midis Android dhe Windows. Më pak se 1% vijnë nga pajisjet iOS dhe Blackberry, duke nxjerrë në pah përfitimet e app store-ve më të kontrolluara. Megjithatë, asnjë platformë nuk është imune nga rreziqet.

Arsyet e rritjes së sulmeve kibernetike vijnë si rezultat i pakujdesisë së përdoruesve. Kjo vlen për Windows PC dhe për Android.

Me shtimin e sulmeve në pajisje si rezultat i përdorimit ultra-broadband, impakti në eksperiencën e përdoruesve bëhet shqetësimi kryesor për ofruesit e shërbimeve. Si rezultat, po ofrohen metoda proaktive që ofrojnë shërbime alerti kur ka sulme të tilla. Këto shoqërohen me instruksione që mund të ndiqen lehtësisht nga përdoruesit e thjeshtë për të larguar malware-t nga pajisjet.