Rrisqet Online

- Risqet online
Risqet online
Keni dëgjuar në lajme, keni lexuar nëpër faqe Internet apo rrjete sociale për numra kartash krediti të vjedhura ose viruse që përhapen ne masë. Ndoshta edhe vetë keni qënë viktimë. Një nga mbrojtjet më të mira është të kuptoni rreziqet, cilat janë termat kryesor dhe si mund të mbroheni nga sulme të tilla.

Cilët janë rreziqet?
Ka mjaft rreziqe, disa janë të rëndë, disa më të lehtë. Ka ndër këta viruse që fshijnë totalisht sistemin tuaj, disa të tjerë futen në sistemin tuaj dhe ndryshojne skedarët, disa viruse të tjerë përdorin kompjuterin tuaj për të sulmuar kompjutera ose sisteme të tjëra, disa vjedhin informacionin tuaj të kartës së kreditit për të bëre blerje të paautorizuara. Fatkeqësisht nuk ka asnjëhere 100% garanci që edhe me aplikimin e masave më të mira të sigurisë gjëra të tilla nuk do të ndodhin, por me marrjen e këtyre masave ju mund të minimizoni mundësitë e një sulmi të mundshëm ndaj jush.