Bizneset
Bizneset

Për të kuptuar rrënjësisht rëndësinë e sigurisë së informacionit, duhet të kuptohet fillimisht rëndësia e informacionit dhe pasojat që sjell kompromentimi i tij.

Rëndësia e informacionit

Për të kuptuar rëndësinë e informacionit, le të fillojmë me ekzaminimin e disa informacioneve tipike që zotërohen nga bizneset dhe individët. Më e pakta, bizneset do të posedojnë informacion për punonjësit e tyre, pagat, rezultatin financiar dhe planet vjetore të biznesit. Ata mund të mbajnë sekrete tragtare, kërkime dhe informacione të tjetra që i japin avantazh ndaj konkurentëve. Individët zakonisht zotërojnë informacion personal mjaft delikat në kompjuterat e tyre dhe kryejnë veprime online si bankare, blerje, aktivizim në rrjete sociale; duke ndarë me të tjerët informacionet e tyre.
Sa më shumë informacion ruhet dhe procesohet në formë elektronike dhe transmetohet në rrjetet mes kompanive, aq më shumë rritet risku i aksesit të paautorizuar dhe nevoja për mbrojtjen e këtij informcioni.

Mbrojtja e informacionit

Kur ju largoheni nga shtëpia në mëngjes, me siguri kryeni disa veprime rutinë sic janë fikja e dritave, mbyllja e dyerve dhe vendosja e alarmit. Të gjitha këto për ta siguruar nga dëmtimet dhe aksesi i të huajve. I njëjti princip mund të aplikohet për informacionin, mund të aplikohen disa hapa për ta mbrojtur atë. Nëse lihet i pambrojtur informacioni mund të aksesohet nga kushdo. Nëse informacioni bie në duar të gabuara, mund të shkatërrohen jetë njerëzore dhe biznese, gjithashtu ai mund të përdoret për të dëmtuar. Shpesh herë siguria e informacionit është sa biznes edhe detyrim ligjor. Për më tepër, ndërmarrja e hapave për të mbrojtur informacionin tuaj është çështje e ruajtjes së privatësisë dhe parandalim i vjedhjes së identitëtit.

Shkeljet e informacionit

Kur informacioni nuk është i ruajtur siç duhet, ai mund të kompromentohet dhe kjo njihet si shkelje e sigurisë. Pasojat e shkeljes së sigurisë janë të rënda. Për bizneset, një shkelje e sigurisë përkthehet me humbje të mëdha financiare, padi penale, humbje e reputacionit dhe gjithë biznesit. Për individët, një shkelje e sigurisë mund të sjellë vjedhje të identitetit ashtu si dhe dëmtim financiar. Rimarrja e vetes pas shkeljes së sigurisë mund të kërkojë vite dhe kosto të mëdha.