E-mail

9.-email1
Siguria e email-it.

Asnjëherë nuk duhet t’i besojmë një email-i vetëm ngaqë ai vjen nga dikush që ne e njohim. Nuk duhen hapur dokumenta që na vijnë me email pa e ditur se çfarë janë ato. Gjithashtu, nuk duhen klikuar linket e vendosura brenda një email-i, por vetëm në rastet që ne i besojmë atij linku dhe e prisnim që të na vinte nëpërmjet email-it. Menaxhimi sa më i mirë i email-it lidhet edhe me pasjen e një fjalëkalimi të fortë. Është shumë e këshillueshme përdorimi i autientikimit me dy hapa, ku përveç fjalëkalimit të përdoret edhe një kod unik që vjen në celularin tuaj sa herë hapni email-in në një kompjuter të panjohur, teknikë që ofrohet nga të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbimin e email-it.
Mbrojtja e informacioneve tuaja personale ështe e mundur. Jini të vëtëdijshëm për rreziqet që vijnë nga përdorimi i Internetit sidomos në faqet e tregëtisë elektronike sic janë blerjet dhe pagesat e faturave. Për shembull, Phishing është një teknike e përdorur për të ruajtur identitetin tuaj që më vonë për të blerë produkte apo sherbime. Sulmet phishing zakonisht dërgohen me email dhe shfaqen sikur të jenë instuksione financiare që kërkojnë të dhëna personale financiare ku përfshihen numri i kartës së kreditit dhe verifikimi i kredencialeve bankare online. Mos jepni kurrë të dhëna personale në raste të tilla sepse banka juaj nuk do u dërgonte kurrë një email të tillë ku t’ju kërkonte të jepnit detaje të tilla personale.