Blerje Online

11. blerjet online
Blerjet online

Para se të filloni pazarin në Internet mos harroni të NDALONI, MENDONI, LIDHNI. Sigurohuni që masat e sigurisë janë të duhurat, kuptoni pasojat e veprimeve tuaja dhe sjelljeve, dhe shijoni të mirat që sjell Interneti.

Mbani pajisjet e pastra: Të gjitha pajisjet që përdorni për të bërë pazar duke përfshirë këtu telefonat inteligjentë dhe tabletët duhet të kenë programe të përditësuar duke përfshirë programe sigurie, sistem shfrytezimi, programe aplikative dhe aplikacione.

Kur jeni në dyshim, fshijini: Link-et në email, tweet-et, postimet dhe reklamat online janë shpesh një mënyrë e krimeve kibernetike për kompjuterin tuaj. Nëse ju duket e dyshimtë, edhe në rast se e dini burimin, është më mirë ta fshini atë email.

Mendoni para se të veproni: Kini kujdes nga komunikimet që ofrojnë ujdi shumë të mira që duken tepër të mira për të qenë të vërteta, dhe që të kërkojnë të veprosh menjeherë duke përfshirë dhe ato në lidhje me probleme për dërgesën ose pagesën ose që të kërkojnë të shikosh uebsite-in me anë të një linku.

Jini të matur me Wi-fi dhe Hotspot-e: Mos ndani informacione personale ose financiare në një rrjet të pasigurtë (një lidhje që nuk kërkon një fjalëkalim për akses). Përdorimi i ueb-it nga telefoni juaj është më i sigurtë se rrjetet wireless kur përdoret telefoni celular.

Sigurohuni që faqja e Internetit është e ligjshme : Kjo përfshin shenjën e një dryni në shfletuesin tuaj ueb ose një adresë URL që fillon me shttp ose https. Kjo tregon që blerja është e enkriptuar ose e siguruar.

Mbroni informacionet tuaja personale: Bëni kujdes me informacionet që mblidhen për të kryer një transaksion. Sigurohuni që informacioni që iu kërkohet të jetë vetëm ai që është i nevojshëm për të mbyllur transaksionet. Plotësoni vetëm informacionet e detyrueshme në fushat përkatese. Kontrolloni termat e sigurisë së faqes së Internetit. Sigurohuni që të kuptoni si informacioni do ruhet dhe do përdoret.

Përdorni mënyra të sigurta pagese: Kartat e kreditit janë përgjithësisht opsioni më i sigurt sepse ato e lejojnë blerësin të kërkojnë kreditin mbrapsht nëse produkti nuk dërgohet ose nuk është ai që është porositur. Kartat e kreditit mund të kenë një limit në shumën e parave dhe do të jenë të përgjegjshme për pagesën. Kurrë mos dërgoni para kesh nëpërmjet poste.

Mbani llogaritë në një letër: Ruani të dhënat e transaksioneve tuaja online, duke përfshirë përshkrimin e produktit, çmimin, faturën online, termat e shitjes dhe kopje të email-eve të shkëmbyera me shitësin. Lexoni deklaratat e kartës tuaj të kreditit sapo ti merrni ato dhe sigurohuni që nuk kanë pagesa të paautorizuara. Nëse ka mospërputhje, telefononi bankën dhe raportojeni menjëherë.