Spyware

3. spyware
Spyware është një “vjedhës” i informacioneve në kompjuterin tuaj, që synimi i tij është të marrë para nga ju. Gjithashtu spyware mund që të futet në kompjuterin tuaj dhe t’ju dërgojë në uebfaqe që ju nuk keni dëshirë, të shkarkojë gjëra të këqija në kompjuterin tuaj, mund të ju marrë fjalëkalimet e ndryshme (email etj.) dhe më e keqja t’ju vjedhë edhe informacionet rreth kartës së kreditit. Spyware vjedh informacione nga ju dhe i dërgon ato tek “shefi” që e ka krijuar atë pa e ditur ju.

Si ta dimë se jemi infektuar?

Nëse jeni duke qëndruar në kompjuter dhe papritur ju hapen uebfaqe që ju nuk dëshironi, apo nëse shihni ndonjë ikone të çuditshme në System Tray (poshtë tek ora) atëherë ju jeni të infektuar me Spyware. Ai mund të vijë nga faqe Interneti të ndryshme, për shembull ju vjen ndonjë letër në Inbox me titull:

“Keni fituar Kartën e Gjelbër”
“Keni fituar 999.999 $”
“Shikoni ky jeni ju”
“Apliko Tani për të shkuar në USA” etj.

Këto janë disa nga letrat që vijn në inbox-in tuaj, në rastin kur ju e hapni letren në të ka informacione që ju dërgojnë tek një uebsite tjetër që ju detyron t’i shkruani të dhënat tuaja mbi kredit kartelen dhe të paguani shuma parash që në fakt janë thjesht mashtrime. Gjithashtu kur vizitoni ndonjë faqe dhe ju hapen disa “Pop Up” ku ju mund të klikoni në to mund të infektojnë kompjuterin tuaj me Spyware. Metoda të tjera të infektimit janë programet falas (Freeware), këto programe instalohen në kompjuterin tuaj vetëm nëse ju nuk e keni të instaluar programe për sigurinë. Antivirusi nuk mund ta zbulojë një Spyware, edhe nëse rastësisht e zbulon aëeherë sërish ai nuk mund të bëjë asgjë dhe Spyware mund të qëndrojë i fshehur në kompjuterin tuaj.

Si të shpëjtojmë nga Sypware?

E vetmja mënyrë që t’i shpëtoni një Spyware është që të shkarkoni një Anti-Spyware. Por gjithashtu duhet pasur kujdes nga programet kundër spyware-it. Kur hyni në një faqe do të ju shfaqen disa programe falas që thonë “Kontrolloni kompjuterin tuaj Falas” e gjitha çfarë duhet të bëni është të klikoni “Scan”. Dhe sapo ju e bëni një gjë të tillë spyware futet në kompjtuerin tuaj, dhe ju lidh me një faqe tjetër ku thotë që ju duhet ta blini produktin. Por e verteta është se ai program që ju keni shkarkuar nuk ka gjetur asnjë infektim në kompjuterin tuaj përkundrazi ju ka infektuar ju.

Disa nga programet e rreme:
1) SpyAxe
2) SpySheriff
3) PSGuard
4) WorldAntiSpy
5) Spy Trooper
6) Razespyware
7) SpywareNo or SpyDemolisher
8)WinAntiVirus or WinAntiSpyware 2005
9) SlimShield tied with “Winhound Spyware Remover”
10) Spyware Bomber (shut down by theFTC)