Trojan Horses

5. trojanët
Trojani është një tjetër program që funksionon në kompjuterin tuaj gjatë gjithë kohës, pa dijeninë tuaj. Ky program i jep mundësi atij që e ka krijuar që ta kontrollojë nga kompjuteri i vet dhe mund t’i dërgojë personit shumë informacion mbi kompjuterin tuaj apo mbi aktivitetin tuaj në Internet.
Trojanët sic mund ta keni imagjinuar e marrin emrin nga Kali i Trojës dhe sillen pikërisht në këtë mënyrë. Meqenëse përbëjnë një rrezik të lartë për sigurinë ata klasifikohen edhe si viruse. Trojanët nuk vetështohen dhe nuk infektojnë në rast se nuk aktivizohen me apo pa dashje nga viktima. Ata preferohen mjaft nga ata që vetëquhen hacker dhe shërbejnë për të kontrolluar në largësi kompjuterin e infektuar. Normalisht këta programe përbëhen nga dy pjesë: Klienti dhe Serveri, ku ky i fundit është skedari që infekton kompjuterin viktimë. Një trojan mund të kryejë veprime nga më të thjeshtat, deri te më të rrezikshmet, për shembull edhe të formatojë kompjuterin viktimë.
Në krahasim me viruset trojanët nuk shpëndahen gjerësisht dhe gjatë fshirjes së të dhënave nga disku mund të fshijnë edhe vetveten ose të zbulojnë vetveten dhe pastaj lehtë të fshihen nga shrytëzuesi. Ndryshe këta programe njihen edhe me emrin bomba logjike.