Worm

6. worm
Worm-et tashmë janë përfshirë prej kohësh në kategorinë e viruseve me rrezikshmëri të lartë. Worm-et janë të ngjashëm me viruset sepse vetë-shumohen, por krimbat nuk kanë nevojë për një skedar për t’u shpërndarë, vetë-shumohen duke infektuar fillimish sistemin dhe më pas duke u shpërndarë në rrjet infektojnë edhe kompjutera të tjerë.

Ka dy lloje kryesore të worm-eve:
1.Worm-et e email-eve massive (mass-mailing worms) të cilët përdorin email-in si një rrugë për të infektuar kompjuterat e tjerë.
2.Worm-et e rrjeteve (Network-aware worms) të cilët janë një problem shumë i madh për Internetin. Ato zgjedhin një target dhe sapo targeti i tyre të aksesohet e infektojnë atë nëpërmjet një trojani ose diçkaje tjetër.
Disa nga worm-et me të famshme janë: Melissa, I Love You, Nimda, etj.