PC,laptop,tablet

1. pc, laptops, tablets
Ju duhet të jeni të parët që mbroni paisjet tuaja kundër veprimeve me qëllime dashakeqëse. Përdoruesit e paautorizuar mund të instalonjë programe (viruse, worms, trojanë, spyware, etj) në kompjuterin tuaj nëpërmjet Internetit ose një email-i pa dijenine tuaj. Programe të tilla mund të thyejnë të dhënat tuaja personale dhe kodet duke shkatërruar dosjet tuaja dhe programet dhe në përgjithësi dëmtojnë kompjuterin tuaj.

1.Mbroni paisjen tuaj me programe të sigurisë

– Firewalls
– Antivirus
– Antispyware

2. Jini të kujdesshëm dhe të “matur” duke përdorur Internetin

– Fshini dosjet e përkohshme që krijohen nga browser-i juaj i Internetit
– Mos iu përgjigjeni email-eve te panjohura që kërkojnë për detajet e llogarisë tuaj bankare ose kodet e sigurisë
– Mos injoroni “sjellje të çuditshme” të paisjes tuaj
– Gjithmonë përditesoni sistemin tuaj të paisjes dhe programet që përdorni me versionet më të fundit
– Gjithmonë i mbani kodet e sigurisë të sigurt
– Shmangni përdorimin e rrjeteve, kompjuterave apo paisjeve të personave të tretë për përdorimin e WEB Banking
– Kontaktoni me specialistë menjëherë në rast se ju dyshoni ndonjë përpjekje për vjedhjen e kodeve të sigurisë tuaj