Web browsing

1.4 web browsing
Privatësia juaj në Internet varet në aftësinë tuaj që të kontrolloni si sasinë e informacionit personal që ju zotëroni gjithashtu dhe kush ka akses në të.

1. Mbroni kompjuterin tuaj.
• Përdorni një Firewall
• Duhet që përditësimet në siguri të jenë automatike
• Instaloni një program antivirus dhe mbajeni të përditësuar.

2. Krijoni fjalëkalime të fortë.
Fjalekalimet e forta jane të paktën 14 karaktere të gjatë dhe përfshijnë kombinime shkronjash (të mëdha dhe të vogla), numrash dhe simbolesh. Janë të lehtë për t’u mbajtur mend por të vështirë të gjenden nga të tjerët.
• Mos e ndaj fjalëkalimin me të tjerë.
• Mos përdor të njëjtin fjalëkalim kudo; nëse ndonjëri jua vjedh, informacioni dhe privatësia juaj janë në rrezik.

3. Mbroni veten tuaj nga mashtrimi.
Shikoni gjëra apo marrëveshje që duken shumë të mira për të qenë të vërteta, reklama të rreme pune, njoftime që keni fituar një llotari apo kërkesa për të ndihmuar një të largët të transferoni para. Disa të tjera paraqesin mesazhe urgjente (Kujdes llogaria juaj do mbyllet!), me gabime gramatikore apo gërmezime të gabuara.
• Mendoni para se të klikoni të vizitoni një uebsite apo të merrni një numër në telefon në një email dyshues apo mesazh telefonik – mund të jenë të rremë.
• Jini të kujdesshëm me lidhje që përmbajnë video dhe lojëra, apo fotografi të hapura, këngë apo dokumenta të tjera; edhe pse i njihni dërguesit. Flisni me dërguesin më parë.

4.Kërkoni për shenjat që një uebsite është i sigurtë.
Para se të fusni të dhëna të ndjeshme, kontrolloni për deshmi që:
• Faqja përdor enkriptimin, një masë sigurie e të dhënave që tregon se si ajo kalon në Internet. Tregues i mirë që site është i enkriptuar është një adresë faqeje me https (“s” qëndron për e sigurt) dhe një dry të mbyllur pas tij.
• Ju jeni në një faqe të saktë dhe jo të rreme, faqja zyrtare e diçkaje.

5.Përdorni një filter lajmërues.
Gjeni një filter që ju lajmëron për faqe të dyshimta dhe bllokon vizita në ato faqe të raportuara më parë.

6.Mbani përgjegjësi për reputacionin tuaj
Shanset janë që ju keni një reputacion në Internet, edhe në qoftë se ju nuk e dini. Në Internet ju krijoni një imazh të vetes tuaj përmes informacionit që ju ndani në komente, në blog, tëitter, fotove, videove dhe lidhjeve. Të tjerët shtojnë mendimet e tyre (të mira apo të këqija) që ndikojnë në reputacionin tuaj. Gjithsecili mund të gjejë atë informacion dhe ta përdorë për të bërë gjykime mbi ju.

7.Trajtoni te tjeret ashtu siç doni t’ju trajtojnë.
• Jini qytetar në atë çfarë thoni në ueb.
Respektoni reputacionin dhe privatësinë e të tjerëve kur ju postoni diçka për to në faqet tuaja apo në faqe të të tjerëve dhe ato publike. Hiqni gjithçka që nuk e respekton këtë.
• Qëndroni vigjilent se çfarë thonë në Internet për ju.
Regjistrohuni për njoftime personale. Disa motorrë kërkimi ju njoftojnë automatikish për çdo përmendje të emrit tuaj apo informacionit tuaj personal. Kontrolloni veten tuaj në motorrët e kërkimit herë pas here, të shikoni çfare materiali shtesë mund të jetë shtuar. Periodikisht duhet rivleresuar se kush ka akses në faqet tuaja, miqtë ndryshojnë herë pas here dhe është në rregull të heqësh ata që nuk janë më.

Publikoni informacion pozitiv për veten tuaj.
a) Të jesh me së miri në linjë, krijoni atë çka ti do që të tjerët të shohin. Lidh çdo gjë që mund të publikoni me emrin tuaj.
b) Regjistrohuni në rrjete profesionale të tilla si LinkeIn apo CareerBuilder. Vendosni një profil të fortë dhe bëni lidhje me kolegët aty, duke kërkuar rekomandime nga ata që e njojin punën tuaj të mirë.
c) Komentoni mbi blogje profesionale, merrni pjesë në forume dhe shqyrto libra apo lëndë në të cilat ju keni ekspertizë.