Shkarkimi dhe ngarkimi

1.6 Shkarkimi & Ngarkimi
Kërkimet e reja tregojnë për një rritje në “shkarkime mashtruese”, sipas Microsoft ishin kërcënimi më i lartë për 95% nga 110 vende të anketuara.

Çfarë janë shkarkimet mashtruese?
Shkarkimet mashtruese janë programe të ligjshme për tu shkarkuar (zakonisht pa pagese) siç janë programet aplikative, lojërat ose muzika që kriminelët kibernetikë e ofrojnë me qëllim të keq. Për shembull, ju mund të merrni një email i cili përmban një skedar dhe kur ju përpiqeni ta hapni ju shihni një mesazh që thotë që nuk keni të drejtë ta hapni pa patur një program aplikativ të cilin ju mund ta shkarkoni në faqen që hapët. Ju klikoni shkarko por bashkë me të shkarkohen malware pa dijenine tuaj që ka aftësinë për të hyrë në informacionin tuaj personal ose ta përdorë kompjuterin tuaj për krimin kibernetik. Dhe mund të zgjasë muaj apo vite për të kuptuar që kompjuteri juaj ka një malware.

Si mund të shmangen?
• Mendoni para se të klikoni.
• Shkarko programe vetëm nga faqe të besueshme.
• Lejoni përditesimin automatik në mënyrë që të keni gjithmonë versionet më të fundit të programeve që po instaloni në kompjuter.
• Jini të sigurt që po përdorni antivirus dhe e mbani të përditësuar atë.
• Përdorni programe të rinj kurdoherë që keni mundësi.