Pajisjet Mobile

3. paisjet mobile
Laptopët, telefonat inteligjentë, tabletat dhe pajisje të tjera të lëvizshme mbajnë më shumë të dhëna personale se kurrë më parë, që do të thotë që ne duhet të marrim disa masa paraprake për të ruajtur informacionin në rastet e humbjes ose vjedhjes së një pajisjeje. Më poshtë jepen 10 masat paraprake të sigurisë që gjithsecili duhet të ndërmarrë në çdo pajisje.

1.Mbani një makinë të pastër.
Ekzekutimi i versioneve më të fundit të sistemit operativ të pajisjes sonë, software-ve të sigurisë, aplikacioneve dhe shfletuesëve të web-it është mbrojtja më e mirë ndaj malware, viruseve dhe sulmeve të tjera online.

2.Mos i humbisni gjurmët e pajisjes suaj.
Gjithmonë duhet patur kujdes që pajisjet të mos vendosen në vende publike ose në taksi, sepse madhësia dhe portabiliteti i tyre e bën mjaft të lehtë edhe humbjen ose vjedhjen e këtyre pajisjeve. Një çantë ose një ngjitës shumëngjyrësh në pajisjet që kemi do të ul shanset që ajo të humbasë diku.

3. Mbroni të dhënat tuaja personale.
Kur përdoren lidhje wireless publike dhe të pasigurta duhet të mënjanohet përdorimi i aplikacioneve ose website-eve që kërkojnë vendosjen e një fjalëkalimi. Kjo vlen kryesisht për rrjetat wireless që ofrohen nga shumë linja ajrore, por edhe për lidhjet Wi-Fi në vende si kafenetë, dyqanet, hotelet, aeroportet dhe libraritë.

4.Lidhja në Internet duhet të bëhet me kujdes.
Lidhjet Wi-Fi dhe Bluetooth duhet të fiken kur nuk jeni duke i përdorur ato, pasi kjo ndihmon në parandalimin e atyre pjesëve që kanë si qëllim lidhjen me pajisjet tuaja, por pa dijeninë tuaj. Nëse jeni duke kryer transaksione të ndryshme bankare ose blerje, duhet të keni parasysh që një lidhje 3G ose 4G është më e sigurtë se sa një lidhje e pasigurtë Wi-Fi.

5.Siguroni pajisjet tuaja.
Duhet të aktivizoni karakteristikat key-lock dhe/ose të përdorni një kod kalimi. Nëse pajisja lejon vendosjen e një password-i kompleks, atëherë duket të përfitoni nga kjo mundësi.

6.Bëjeni pajisjen back up.
Sinkronizoni kontaktet, fotot, videot dhe pajisjet mobile të të dhënave, me pajisje të tjera ose shërbime cloud në një bazë javore.

7.Siguroni informacionet e kontaktit.
Mjaft e rëndësishme është që të bëni një kërkim në Internet për mënyrën më të mirë të shtimit të emrit tuaj dhe numrave të ndryshëm të kontaktit në lockscreen-in tuaj, në rastet kur dikush i gjen pajisjet tuaja. Informacionet shumë të detajuara personale, si adresa e shtëpisë, nuk është mirë që të përdoren.

8.Aktivizoni aplikacionet lokalizuese.
Shumë prodhues përdorin aplikacione pa pagesë, që gjithsecili mund t’i shkarkojë, pasi ndihmojnë në lokalizimin e pajisjes në rastet kur ajo humbet ose vidhet. Shpesh, këto aplikacione ofrojnë mundësinë për të bllokuar pajisjen ose për të fshirë të dhënat, edhe pse në largësi.

9.Mendohuni para se të përdorni një aplikacion.
Vetëm aplikacionet e shkarkuara nga burime të sigurta, si dyqanet e verifikuara të aplikacioneve, duhet të përdoren për të përvetësuar një prej tyre. Duhet të kuptoni se çfarë informacioni (p.sh. vendndodhja, profilet sociale në rrjet etj.), ky aplikacion do të duhet të aksesojë dhe shpërndajë përpara se ju t’a shkarkoni atë.

10.Regjistroni numrin serial.
Duke formuar këta pesë karaktere -*#06#-, ju mund të aksesoni 15 shifrat unike të telefonit, që është numri IMEI (International Mobile Equipment Identity). Ky numër duhet shkruar dhe ruajtur në një lokacion të sigurtë, në mënyrë që të keni mundësi për t’a raportuar telefonin tuaj nëse ai humbet.

Krahas aktivizimit të aplikacionit të vendodhjes dhe backing up të telefonit, ka edhe mjaft mënyra të tjera për të mbrojtur pajisjet tuaja. Përpara se të blini ose shkarkoni shërbime të tjera, kontrolloni me kompaninë e telefonit tuaj inteligjent, ose ofruesit e shërbimeve për të parë masat shtesë të sigurisë që ata ofrojnë.

Këtu mund të përfshihen:
Fshirja në largësi, e cila mundëson fshirjen e të gjithë të dhënave, duke përfshirë këtu email-in, kontaktet, tekstet dhe dokumentat, por larg nga pajisja juaj.
Trigger-i i sirenës, i quajtur ndryshe edhe “scream”, është një tingull i mprehtë që lëshohet nga telefoni inteligjent dhe që zgjat pothuajse një minutë. Ky tingull mund të përdoret për të tërhequr vëmendjen në mënyrë që dikush të përgjigjet, ose që poseduesi i këtij telefoni inteligjent të gjejë personin që e ka pajisjen e tij.

Qasja në kompjuterat publik është i përshtatshëm dhe një burim i madh për frekuentuesit e vendeve publike. Merrni kohë për të kuptuar rreziqet dhe të mesoni problemet e mundshme. Merrni një moment për të qenë të sigurt se rruga përpara është e qartë dhe të shikoni për shenjat paralajmëruese. Shijoni Internetin me besim më të madh, duke ditur se ju keni marrë hapat e duhur për të ruajtur dhe për të mbrojtur privatësinë tuaj duke përdorur një kompjuter publik.