Backup

4. backup
Gjëja më e vlefshme që ne kemi në kompjuter zakonisht nuk është procesori i shpejtë apo kujtesa e madhe, më të vlefshme janë të dhënat tona që mund të përfaqësojnë punën tonë disa mujore, humbja e të cilave do të ishte më problematike se humbja e gjithë kompjuterit. Fatmirësisht, ndryshe nga kompjuterat, lehtë mund të kopjojmë të dhënat në mënyrë për të krijuar një kopje rezervë. Krijimi i kopjeve të të dhënave të rëndësishme ndryshe quhet backup.

Çfarë duhet të ruajmë?

Thesaret më të mëdha që duhet të mbajmë zakonisht nuk marrin shumë hapësirë. Dokumentat të cilat i vendosim për përdorim të përditshëm dhe ndryshimet, rrallë arrijnë një madhësi që është e vështirë për të ruajtur në një media të lëvizshme. Kur flasim për backup (ri mbështetjen), të dhënat kryesisht duhet t’i dallojmë në bazë të sa shpesh i ndryshojmë. Në qoftë se i ndryshojmë shpesh duhet bërë edhe backup shpesh, kurse të dhëna të pandryshueshme, të tilla si fotografi, është e mjaftueshme për t’i ruajtur në një vend të sigurt vetëm një herë.

Strategjia
Për të qënë backup (mbështetja) më e thjeshtë, është e rëndësishme që të mbahen të dhëna të organizuara mbi bazën e kritereve të përcaktuara qartë. Kjo do të thotë pwr shembull se nuk duhet t’i përziejmë dokumente me muzikë me një skedar të fotografive.

Për të realizuar një backup është e rëndësishme të keni:

Selinë e Krizës – një kopje të gjendjes së sistemit operativ menjëherë pas instalimit.

Arkivin – një kopje rezervë të materialeve dhe objekteve të tjera me përmbajtje fikse.

Pozicionin e fundit – një kopje të fundit të gjendjes së dokumenteve me backup të përditësuar.

Mjaftojnë këto tre element dhe një program i thjeshtë që ndodhet në paketën e sistemit tuaj të operimit dhe ju mund të arrini t’i ruani te sigurta të dhënat tuaja më të rëndësishme.