Viruse dhe Spam

5. spam
Përdorimi i email-it është i madh dhe shumë popullor nga përdoruesit e Internetit. Ashtu si ne që jemi mësuar ta përdorim email-in për të dërguar një mesazh, dhe të shohim a është dërguar mesazhi në adresën elektronike, ka edhe nga ata që janë të gatshëm për t’i përdorur ato për dërgimin e postës së padëshiruar dhe të dëmshme (spam). Ata janë shumë më të rrezikshëm në veprime të rreme humanitare, lojra fati, kredi, ose mundësi e pabesueshme në mënyrë të shpejt për të fituar shuma të mëdha parash. Pas të gjitha këtyre aktivitete shpesh fshihen kriminel të paskrupullt, pa marrë parasysh nëse ju gjeni ofertën e tyre të pavërtetë, në kroskot ose e-mail.

Në këtë kanosje në kohën e tanishme ka një sasi të madhe poste të padëshiruar, spam. Ndryshe nga kutia e juaj postare fizike, në të cilën mbërrin vetëm reklama në lidhje me qytetin tuaj dhe rrethinat aty pranë, në kutinë e email vinë reklama mashtrimi nga e gjithë bota. Në Internet nuk ka rëndësi se në cilën pjesë e botës jeni.

Disa programe për shikimin e-mail ofrojnë zbulimin automatik të spam, bazuar kryesisht në të mësuarit nga zgjedhja juaj: mesazhe të ngjashme me ato që ju vetë shënoni në sistem si të padëshiruar që më vonë për ju të jënë të njohur në mënyrë të pavarur.
Është shumë e rëndësishme të përdorni këto shërbime të kompanive që ofrojnë email-in. Në çdo rast që ndeshni një spam që po ju bezdis me oferta të padëshiruara apo po ju kërkon të dhëna personale ju duhet ta raportoni atë menjëherë tek ofruesi i email-it tuaj. Ky proçes është shumë i thjeshtë dhe kërkon vetëm klikimin e një butoni në faqen ku shikoni email-in. Jo vetëm do të ruani veten dhe të dhënat tuaja por raportimi juaj shërben edhe që personat keqdashës të zbulohen dhe kështu mund të shpëtoni edhe shumë njerëz të tjerë që mund të jenë viktima të tyre.