Navigimi i sigurtë

2. privatesia dhe siguria onlineHapat kryesorë që duhen ndjekur për të ndihmuar në mbrojtjen e privatësisë dhe sigurisë së fëmijëve, kur ata janë duke përdorur kompjuterin janë:

1.Vendosni ku fëmija juaj mund dhe nuk mund të shkojë në Internet, pra cilat site mund të vizitojë ai.
Duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë faqeve të cilat mbledhin të dhëna personale. Në këtë rast është i nevojshëm leximi i deklaratës së privatësisë dhe nëse nuk jeni dakort me të, atëherë kërkoni pak për të gjetur faqe të tjera të ngjashme, por që nuk kërkojnë të dhëna personale. Gjithashtu, duhet të bllokoni përmbajtjet e papërshtatshme. Një nga mbrojtjet më të mira kundrejt një përmbajtje të papërshtatshme është që ta bllokojmë atë përpara se ta shohim. Për këtë mund të përdoren mjaft mirë programe të specializuara që i ndihmojnë prindërit të monitorojnë, menaxhojnë dhe administrojnë përdorimin e kompjuterit në mënyrë që t’i mbajnë fëmijët e tyre të sigurtë.

2.Rrisni sigurinë dhe privatësinë.
Për të bërë të mundur bllokimin e përmbajtjeve të papërshtatshme, një ide e mirë është bllokimi i faqeve dhe shkarkimeve që mund të jenë një rrezik për sigurinë dhe privatësinë tuaj. Duhet të vendosni kufizime në shkarkime. Lojrat dhe muzikat falas, si dhe shkarkime të tjera mund të ekspozojnë kompjuterin tuaj për programe të tjera të padëshiruara. Në varësi të moshës të fëmijëve tuaj, ju mund t’i mësoni ato të mos shkarkojnë programe nga burime të panjohura në Internet, ose të kërkojnë leje para se të shkarkojnë ndonjë gjë. Kjo mund t’ju ndihmojë për të mbajtur programet e padëshiruara larg nga kompjuteri juaj. Rregulloni parametrat e shfletuesve web të sigurisë. Ju mund të mbroni fëmijën tuaj nëpërmjet shfletuesit tuaj web. Ata ndihmojnë që të kontrolloni preferencat mbi sigurinë dhe privatësinë tuaj, duke ju lejuar që të caktoni nivele të sigurisë për faqet e Internetit.

3.Monitoroni se ku shkojnë fëmijët tuaj online.
Eshtë gati e pamundur që të jeni prezentë sa herë që fëmija juaj është online, por është e mundur që të kontrolloni më vonë për të parë se ku ai e ka shpenzuar kohën gjatë qëndrimit në Internet. Duke shqyrtuar listën e historisë, ju ju mund të shihni të gjitha faqet që fëmija ka vizituar gjatë asaj periudhe kohore.

4.Kujtojini fëmijët për të mos biseduar me të huaj në Internet.
Bisedat në kohë reale, rrjetet sociale dhe mesazhet e menjëhershme mund të jetë një mënyrë e mirë për fëmijët për të diskutuar interesat e tyre dhe për të krijuar miqësi. Por, anonimati i Internetit mund ta bëjë fëmijën pre të mashtruesve dhe pedofilëve. Kështu, për t’u mbrojtuar nga kjo gjë, duhet t’i mësoni fëmijëve që asnjëherë mos të dërgojnë një fotografi të tyren dikujt anonim në rrjet dhe mos të zbulojnë emrin e tyre të vërtetë apo numrin e telefonit dhe adresën.