Kontrolli prindëror

1. kontrolli prinderorPër një përdorim të sigurt të Internet nga fëmijët ajo që duhet të bëjë çdo prind është edukimi i fëmijëve të tyre mbi përdorimin e Internetit dhe të jenë të vetëdijshëm për faqet web që fëmijët e tyre vizitojnë, duke përfshirë këtu edhe chat rooms, por edhe site të tjera që mundësojnë kryerjen e bisedave anonime. Teknologjia ndryshon shumë shpejt, por gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të ketë biseda të vazhdueshme me fëmijët në lidhje me teknologjinë që ata përdorin, duke vënë kështu edhe rregulla dhe kufinj të qartë.
Kur fëmijët e përdorin Internetin në shtëpi, është shumë e rëndësishme që ata të ndihmohen për t’u mbrojtur nga përmbajtje dhe kontakte të papërshtatshme në varësi të moshës së tyre.

1. Deri në moshën 12 vjeçare.

Për këtë moshë mund të përdorim mjete të sigurisë në Internet për të kufizuar qasjen në përmbajtje, në faqet e Internetit dhe në aktivitete të caktuara. Disa nga këshillat mbi sigurinë në këtë moshë që duhet të merren parasysh janë:

• Kurrë nuk është shumë herët për të nxitur një komunikim të hapur me fëmijët. Një ide e mirë është që të flasësh me ta rreth kompjuterave dhe t’u përgjigjesh pyetjeve të tyre.
• Gjithmonë duhet të ulemi bashkë me fëmijët kur ata janë online.
• Duhen vendosur rregulla të qarta për përdorimin e Internetit.
• Duhet të insistojmë që fëmijët të mos shpërndajnë të dhënat e tyre personale siç mund të jenë emri, adresa, numri i telefonit ose fjalëkalimi, me njerëz që ata i njohin online.
• Nëse një faqe e caktuar i inkurajon fëmijët që të paraqesin emrat e tyre për të personalizuar përmbajtjen e asaj faqeje, duhet t’i ndihmojmë fëmijët që të krijojnë pseudonime online që nuk e zbulojnë informacionin personal.
• Duhen përdorur teknikat për sigurinë e familjes për të krijuar profile të përshtatshme për çdo pjestar të familjes dhe për të ndihmuar në filtrimin e Internetit. Mund t’i ndihmojmë fëmijët edhe nga dritaret pop-up sulmuese duke përdorur bllokuesin e mesazheve pop-up.
• Të gjithë anëtarët e familjes duhet të shërbejnë si modele për fëmijët e vegjël, të cilët sapo janë duke filluar të përdorin Internetin.

2.Nga mosha 13 deri në moshën 18.

Adoleshentët duhet të kenë qasje pothuajse të pafund në përmbajtje, faqet e Internetit apo aktivitete. Mirëpo, sërish ata kanë nevojë për prindërit që i kujtojnë këta përdorues mbi pikat e nevojshme të sigurisë. Prindërit duhet të jenë të gatshëm për të ndihmuar adoleshentët të kuptojnë mesazhet e papërshtatshme dhe të shmangin situata të pasigurta. Disa këshilla të sigurisë që duhet të merren parasysh janë:

• Eshtë e nevojshme mbajtja e komunikimit pozitiv dhe të hapur perreth kompjuterave. Duhet të flasim vazhdimisht për jetën online të adoleshentit, shokët dhe aktivitetet.
• Adoleshentët duhet të inkurajohen për të treguar nëse diçka ose dikush në Internet i bën ata të ndihen keq ose të kërcënuar.
• Kompjuteri i lidhur me rrjetin duhet të jetë i vendosur në një zonë të hapur të shtëpisë dhe jo në dhomën e adoleshentit.
• Duhen shikuar mjetet e filtrimit te Internetit si një plotësues për mbikëqyrjen prindërore.
• Edhe në këtë rast mund të përdorim bllokuesit e mesazheve pop-up.
• Eshte e nevojshme të dihet se cilat faqe Interneti vizitohen shpesh nga fëmija dhe me cilin person bisedojnë ata më shpesh. Adoleshentët në këtë rast duhen mësuar që të përdorin chat rooms të monitoruar dhe prindërit duhet të insistojnë që ata të përdorin zona publike te chat room-eve.
• Asnjë person i kësaj moshe nuk duhet të pranojë të takojë personalisht nje mik “virtual” të një rrjeti social.
• Fëmijët nuk duhet të shkarkojnë programe, muzikë ose materiale të tjera pa lejen e të rriturve, pasi marrja e tyre mund të shkelë të drejtat e autorit dhe mund të jenë të paligjshme.
• Duhet biseduar me adoleshentët në lidhje me përmbajtjet online për të rritur dhe pornografinë.
• Fëmijët duhen mësuar se si të mbrohen nga spam-et. Atyre u duhet treguar se si te mos e japin kudo adresën e tyre të email-it dhe që të përdorin filterat e email-eve.
• Eshte mjaft i rëndësishëm edhe monitorimi i tyre gjatë kryerjes së një transaksioni online, duke përfshirë këtu porositjen, blerjen dhe shitjen e artikujve.