Cyberbullying

080747_Cyber_Bullying

Çdo ditë, fëmijët bashkëveprojnë me shokët, familjen dhe ndonjëherë edhe me të huaj online. Në të shumtën e rasteve pjesa dërrmuese e këtyre ndërveprimeve janë pjesë e zhvillimit të shëndetshëm, por nganjëherë ato të çojnë në cyberbullying dhe formave të tjera të shfrytëzimit. Cyberbullying përfshin përdorimin e Internetit, faqet e rrjeteve sociale, faqet e Internetit, postën elektronike, mesazhet tekst, mesazhet e menjëhershme që në mënyrë të përsëritur frikësojnë apo ngacmojnë të tjerët. Një person cyberbullying nuk është domosdomërisht fizikisht i dhunshëm dhe frikësuses, ai shumë mirë mund të jetë një person i turpshëm dhe i qetë në ndërveprimet shoqërore. Viktimat mund të mos e dinë se kush është një person cyberbullying nëse komunikimi është anonym dhe nganjëherë ajo që thuhet online mund të jetë më e ashpër se ajo që mund të thuhet ballë për ballë.

Disa raste që përfshin cyberbullying:

• Dërgimi në mënyrë abuzive ose kërcënuese email-e, tekst ose mesazhe të çastit që synojnë të lëndojnë ose të shqetësojnë.
• Ngarkimi i fotove personale të sikletëshme dhe përhapjen e tyre përgjatë internetit përmes rrjeteve sociale, faqeve të Internetit , postës elektronike, mesazheve etj.
• Dërgimi i mesazheve shqetësuese duke u shtirur si një person tjetër në rrjetet socilale, postës elektronike, mesazheve, apo forumet e bisedave.
• Krijimin e faqeve të Internetit ku mund të postohen artikuj me qëllim poshtërimin e njërëzve të tjerë.
• Mashtrimi i të tjerëve në ndarjen e informacionit privat që mund të jetë shqetësues, përfshirë fotot, dhe më pas bërjen e tyre publike.

Mund të jetë e vështirë për viktimat për të shpëtuar nga cyberbullying. Ata mund të shqetësohen rreth pasojave nëse u tregojnë të rriturve dhe merakun që mund të sjellin përkeqësimin e situatës. Fëmijët mund të fillojnë të shfaqin shenja që ata kanë probleme me marrëdhëniet e tyre në Internet kjo mund të jetë e dukshme përmes ndryshimit të zakoneve të tyre. Ata mund të harxhojnë kohë të gjatë në kompjuter, ose fillojnë të rrinë larg tij.
Kur fëmijet janë të viktimizuar sistematikisht nga cyberbullying me kalimin e kohës, ata mund të shfaqin simptoma fizike si dhimbje koke dhe çrregullim oreksi si dhe simptoma psikologjike si depresioni, ankthi dhe humbja e vetëbesimit. Ata gjithashtu mund të përjetojnë vështurësi në shkollë, probleme me marrëdhëniet dhe sjellje agresive. Ngacmimet mund t’i çojnë viktimat në një rrezik të lartë për vetë-dëmtim ose edhe drejt vetvrasjes. Megjithëse cyberbullying dhe incidentet e ngacmimeve mund të jenë të kufizuara në kohë, në disa raste pasojat mund të përsëriten, madje dhe në moshë më të madhe. Është e rëndësishme pajisja e fëmijëve me aftësi dhe mjete për të krijuar dhe mirëmbajtur një bashkëbisedim të shëndetshëm dhe të dobishëm. Duhet folur me fëmijët rreth cyberbullying dhe duhen informuar ata se çfarë është si koncept, cfarë duhet bërë nëse ndodh dhe pasojat që mund të sjellë në çdo kohë atëherë kur një incident të përfshin ty ose dikë që ti e njeh. Në të njëjtën kohë duhet të sigurohemi që ata të kuptojnë ato tipe sjelljesh të cilat konsiderohen si bullying – dhe ato që është e papërshtatshme për ta quajtur të tillë.

Mësojini fëmijët se si të reagojnë përballë një cyberbullying. Tregojuni atyre që:

• T’i ndalojnë ato gjëra të cilat ata janë duke bërë (mesazhet, rrjetet sociale, etj) menjëherë në rast se ndeshen me cyberbullying.
• T’i bllokojnë dërgimin e mesazheve dhe/ose profiling.
• Kurrë të mos i kthejnë përgjigje një mesazhi ngacmues.
• Të flasin me një të rritur. Nëse cyberbullying përshkallëzohet në sjellje më serioze, bashke me një të rritur të kontaktojnë me autoritet përkatëse.
• T’i ruajnë mesazhet ngacmuese dhe t’i përcjellin ato tek ISP-ja. Shumë ISP kanë rregulla që ndalojnë përdoruesit nga ngacmimi nëpërmjet Internetit.