Lojrat online

4. lojratVideo lojërat janë një mënyrë e mirë për të argëtuar, edukuar dhe madje edhe për ti mbajtur fizikisht aktiv fëmijët tuaj. Por ashtu si me çdo aktivitet tjetër, prindërit duhet të marrin masa për të edukuar veten dhe fëmijët e tyre për të siguruar se janë ata që do të zgjedhin lojërat sipas moshës së fëmijëvë dhe ato lojra që ata i konsiderojnë më përmbajtje të përshtatshme.

Më poshtë listohen këshilla për prindërit kur i duhet të zgjedhin një video lojë apo një sistem të lojrave:

1.Kontrolloni klasifikimin e lojrave: Ashtu si filma dhe shfaqjet televizive, disa lojëra janë të destinuara për fëmijët dhe të tjerat janë të destinuara për të rriturit. Nga E-për të gjithë deri tek M-për të pjekur kategoritë e renditjes dhe përmbajtja shfaqen në pothuajse të gjitha video lojërat kompjuterike të shitura dhe janë një udhërrëfyes i lehtë për të vlerësuar përshtatshmërisë në moshë.

2.Informohu për fakte të detajuara: Për prindërit që duan më shumë informacion specifik, përmbledhjet për renditjen sigurojnë një përshkrim të detajuar të përmbajtjes ku tregohen edhe faktorët që ndikojnë në vlerësimin më të mirë, duke përfshirë shembuj.

3.Referojuni ekspertëve: Bashkëpunëtorët në dyqanet e video lojërave (të cilët shpesh janë lojtarë vëtë) dhe prindër të tjerë mund të jenë burime të vlefshme për udhëzime në lidhje me një lojë, si dhe faqet e Internetit për lojërat shpesh kanë foto dhe video për të ndihmuar një prind të njihen me përmbajtjen e lojës.

4.Merrni kohë për të ndaluar e menduar pastaj për tu lidhur me aplikacionin: Pajisjet e sotme janë aq të fuqishme dhe lidhen me çdo PC ose laptop. Para se fëmijët tuaj të ulen për të luajtur, prindërit duhet të marrin masa paraprake sigurie, të kuptojnë pasojat e veprimeve të tyre dhe sjelljeve dhe të gëzojnë përfitimet e Internetit.

5.Pajisuni me pajisje të mbrojtura: Të gjitha pajisjet që shërbejnë për tu lidhur në Internet duhet të përditësohen për t’i mbrojtur ato nga programet keqdashëse dhe kërcënimeve të tjera. Mbrojtjet e sigurisë janë ndërtuar dhe përditësuar mbi një rregull bazë. Gjeni kohë për të siguruar të gjitha pajisjet celulare me mbrojtjet më të fundit. Para se të fillojnë të luani, sigurohuni që sistemi juaj kompjuterik i lojrave ka sistemin e fundit operativ, duke përfshirë antiviruset, shfletuesit web dhe Apps.

6.Aktivizo kontrollet prindërore: Paisjet kompjuterike ofrojnë karakteristika të kontrollit prindëror që lejojnë prindërit të kufizojnë lojërat, të menaxhojnë aksesin në Internet, dhe madje të kufizojnë se sa kohë një fëmijë mund të shpenzojë duke luajtur në sistem.

7.Mbroni privatësinë e fëmijëve: Për shkak se lojërat online lejojnë lojtarët për të folur me njëri-tjetrin, fëmijët duhet të dinë se ata nuk duhet të ndajnë informacione personale me të tjerët, madje edhe me njerëzit që mendojnë se mund t’ju besojnë. Kjo nuk është e kufizuar as në adresat e email-it dhe numrat e telefonit, fëmijët duhet të dinë të mos ndajnë të dhënat personale si ku shkojnë në shkollë, ku punojnë prindërit e tyre apo cilat janë planet e tyre të fundjavës. Sigurohuni që emri i përdoruesit të fëmijës suaj nuk është emri i tyre i vërtetë apo i plotë, vendndodhja, gjinia, mosha, apo çdo informacion tjetër personal. Fëmijët tuaj duhet të përdorin një avatar, dhe jo një foto reale për veten e tyre.

8.Mendoni para se të aplikoni: Rishikoni politikat e privatësisë për të kuptuar se çfarë të dhënash (vendndodhjen, faqen tuaj në rrjetet tuaja sociale) aplikacioni mund të kapë nga pajisja juaj para se ta shkarkoni.
9.Të jetë vigjilent për ngacmimet në hapësirën kibernetike: Ngacmime kibernetike është një shqetësim në rritje, si gjithnjë e më shumë fëmijët hyjnë në Internet, dhe ashtu si në një shesh lojrash të vërtetë ku si në sheshin e lojrave aty ka tallje gjatë lojës si në cdo rast në botë. Bisedoni me fëmijët tuaj në lidhje me luajtjët e tyre në Internet dhe sigurohuni që ata e dinë kujt t’i drejtohent nëse ata ndeshen me sharje e tallje, online ose offline. Madje në këtë mënyrë ju bën të gjithëve një nder duke raportuar lojtarët që sillen keq në lojë.