Profile të sigurta

1. profile të sigurta
Në ditët ku jetojmë njerëzit nuk janë më thjesht qytetarë të një shteti por edhe qytetarë të Ueb-it. Për këtë arsye të gjithë duhet të kujdesn për sigurinë, privatësinë dhe reputacionin e tyre online. Disa këshilla se si ta bëni këtë paraqiten më poshtë:

1.Lexoni rregulloren e privatësisë së website-ve.
Rregullat e privatësisë duhet të shpjegojnë qartë çfarë të dhënash mbledh uebsite rreth jush, si i perdor, shpërndan dhe siguron, dhe si mund ti modifikoni apo fshini.

2. Mos shpërndani më shumë se sa duhet.
• Mos postoni asgjë online që ju nuk doni ta bëni publike.
• Minimizoni detajet që ju identifikojnë juve dhe vendodhjen tuaj.
• Mbani numrat e llogarisë, emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet tuaja të fshehtë.
• Shpërndani vetëm adresën primare të emailit tuaj me njerëz që ju njohin apo organizata me reputacion. Shmangni renditjen e adresës ose emrit tuaj në direktoritë e Internetit.
• Fusni vetëm informacionin e kërkuar – shpesh të markuar me (*) – në regjistrime apo forma të tjera.

3.Zgjidhni sa privat doni ta keni profilin apo blogun
Modifikoni se kush mund të shohë profilin apo fotot tuaja online, si njerëzit mund t’ju kërkojnë, kush mund t’ju komentojë në postimet tuaja, apo bllokoni njerëz të padëshiruar.

4.Monitoroni çfarë postojnë të tjerët
•Kërkoni për emrin tuaj në Internet duke përdorur të paktën dy motorë kërkimi. Kërkoni për tekste dhe imazhe. Nëse gjeni informacion të ndjeshëm për veten tuaj, kërkoni për informacion kontakti dhe dërgoni një kërkesë që ky informacion të hiqet.
•Shikoni rregullisht çfarë të tjerët shkruajnë për ju në blog apo në rrjete sociale. Kërkojuni miqve që të mos postojnë foto tuajat apo të familjes tuaj pa leje. Nëse ndiheni jo mirë me materiale dhe informacione të postuara për ju në uebsite të tjera kërkoni që të hiqen.

5.Konsideroni ndarjen e profileve profesionale nga ato personale.
Përdorni adresa emaili të ndryshme, blogs, dhe uebsite në secilin profil. Shtoni informacione personale në profilin tuaj profesional sipas ligjit. Disa rrjete sociale ju lejojnë të mbani lista të ndara miqsh, për familje, ekipe sportive, punë; keshtuqe ju mund te menaxhoni se me kë t’i ndani të dhënat.

6.Rivendosni reputacionin tuaj online.
Nëse gjeni informacion mbi veten tuaj që nuk i përshtatet reputacionin që doni, veproni shpejt. Sa më shumë të qëndrojë publik, aq më i madh është shansi që do përhapet dhe do të ruhet. Me respekt pyesni personin që e ka postuar ta heqë ose ta korrigjojë atë informacion. Nëse është një korrigjim kërkojini personit në fjalë të shkruajë “Korrigjuar” apo “Përditesuar” krahas informacionit të parë. Nëse personi nuk ndihmon apo nuk përgjigjet, kërkojini administratorit të uebit të heqë dëmin e bërë.