Politika privatësie

2. politikat e privatësisë
Shumica e njerëzve i anashkalojnë politikat e privatësisë kur futen në një rrjet social. Kjo nuk është një sjellje aspak e mirë duke qenë se në politikat e privatësisë janë të gjitha informacionet për mënyrën se si do të mblidhen dhe përdoren të dhënat tuaja nga faqja e rrjetit social dhe nga palë të treta.
Për një pjesë të të dhënave që rrjetet sociale mbledhin përdoruesit janë të ndërgjegjshmë, si datëlindja apo gjinia. Por janë shumë të dhëna të tjera që mblidhen nga faqet pa dijeninë e përdoruesve, si gjithë historiku i faqeve që një përdorues viziton në Internet gjatë kohës që ai është në rrjetin social dhe pasi ai ka dalë nga rrjeti social. Ky lloj gjurmimi i padukshëm realizohet nëpërmjet cookies.

Kur ju lexoni një politikë privatësie, kini parasysh:

• Politikat e privatësisë ndryshojnë pasi një përdorues krijon një llogari.
• Termat e shërbimit (term of services) kanë informacione po aq të rëndësishme sa politikat e privatësië, kështuqë kontrollojini ato gjithashtu.
• Politikat e privatësisë mbulojnë vetëm rrjetin social, ato nuk mbulojnë, për shembull aplikacione të tjera që lidhen me atë faqe.

Fatkeqësisht shumica e politikave të privatësisë janë të gjata dhe të vështira për t’u kuptuar. Ja disa pika që duhet t’i konsideroni kur lexoni një politikë privatësie:

• Filloni nga fundi. Gjërat më të rëndësishme të një politike privatësie janë shumicën e kohës në fund fare.
• Vëreni vendndodhjen dhe gjuhën e politikës së privatësisë. Është ajo e fshehur dhe vështirë për t’u gjetur? Gjuha e saj është e thjeshtë apo e pazbërthyeshme dhe plot me terma teknikë? Në qoftë se përgjigja është po atëherë mendohuni dy herë përpara se të rregjistroheni në këtë faqe.
• Fshirja e llogarisë. Në qoftë se ju doni të largoheni nga ai rrjet social a mund ta fshini llogarinë tuaj dhe të gjithë të dhënat tuaja që ndodhen në të? Të dhënat fshihen plotësisht apo një pjesë e tyre ruhen nga rrjeti social? Kini kujdes që disa rrjete sociale e bëjnë të vështirë fshirjen e një llogarie dhe mundohen t’i drejtojnë përdoruesit e pakënaqur drejt “çaktivizimit” të llogarisë.
• Për sa kohë të dhënat personale ruhen? Ato kalojnë në statusin ‘anonime’, fshihen krejtësisht apo ruhen në mënyrë të padukshme?
• Çfarë ndodh kur një përdorues vdes? Diskuton politika e privatësisë se çfarë ndosh kur një përdorues vdes? Do të vazhdojnë të dhënat të qëndrojnë online apo do fshihen?
• Kush i zotëron të dhënat që një përdorues poston? E humbet një përdorues të drejtën mbi të dhënat që ai/ajo poston? A përdoren të dhënat e tij për marketing pa pëlqimin e tij? Psh. A përdoret fotoja apo emri i përdoruesit për një reklamë?
• Si mund të ankohet një përdorues? Kërkoni për një adresë fizike, adresë email-i, faqe ueb-i, numër telefoni ku përdoruesit mund të ankohen.
• Si do t’i lajmërojë një rrjet social përdoruesit për ndryshime në politikat e privatësisë?