Chat online

3. online chat
Dhomat e diskutimeve (chatrooms) janë një vend virtual në Internet ku njërëzit mblidhen për të diskutuar dhe për të njohur njerëz të rinj. Nga prezenca e një numri kaq të madh njerëzish anonimë dhe diskutimeve të pafiltruara dhe pakontrolluara ju duhet të kini parasysh gjithë rrisqet që mund të vijnë nga chat-et online.

• Kurrë mos jepni informacione personale në një chatroom.
• Tregohuni shumë të kujdesshëm si dhe ku i takoni fizikisht miqtë tuaj virtual.
• Kujtohuni që ju mund të dilni në çdo moment nqs ndodheni në një situatë të pakëndshme.
• Mos hezitoni t’i bllokoni njerëzit që ju bezdisin.
• Mos përdorni emrin tuaj të vërtëtë, përdorni një pseudonim.
• Mësoni se si mund ta ruani një kopje të bisedës në chat, kjo mund t’ju duhet nqs do të raportoni diçka.
• Tregohuni të sjellshëm dhe mos shani, shpifni apo ngacmoni dikë në një chatroom, kjo është një vepër penale po aq sa edhe po ta bënit në jetën reale.