Forume

4. forume
Nga aktivetetet më të përhapura në Internet janë sigurisht edhe diskutimet nëpër forume. Ato janë një mënyrë shumë e mirë për t’u socializuar por në të njëjtën kohë edhe një risk për të dhënat tuaja duke qenë se këto faqe frekuentohen shumë nga hackerat. Në mënyrë që të arrini të përfitoni maksimalisht nga këto faqe pa rrezikuar asgjë ndiqni këto këshilla:

1. Përpara se të fusni të dhëna personale për identitetin tuaj, adresën e email-it, apo numrin e telefonit kontrolloni për politikat e privatësisë së forumit. Në qoftë se nuk arrini të gjeni të tilla është mirë ta lini atë faqe dhe të kërkoni një tjetër.

2. Përdorni një adresë email-i të veçantë për aktivitetet tuaja nëpër forume, asnjëherë mos përdorni adresën tuaj të punës ose një që ka emrin tuaj të plotë.

3. Përdorni një pseudonim (nickname) në vend të emrit tuaj të vërtetë.

4. Mos përdorni në faqet e forumeve të njëjtin fjalëkalim që përdorni në llogari të tjera. Siguria e këtyre faqeve është tmerrësisht e ulët dhe të dhënat tuaja janë thuajse krejtësisht të pambrojtura.

5. Tregohuni të sjellshëm gjatë diskutimeve, mos shani, mos ofendoni dhe mos sulmoni askënd. Në qoftë se ju jeni vetë ofendoheni apo sulmoheni më e mira është ta lini atë forum. Konfliktet në Internet shpesh janë shumë të dëmshme edhe për jetën reale, ata mund të çojnë deri në depresion dhe ka pasur raste edhe në vetvrasje.