Mediat Digitale

6. mediat digitale
Me zhvillimin e teknologjisë dhe veçanërisht të Internetit vërehen disa zhvillime sa interesante aq edhe shqetësuese edhe në botën e medias. Lehtësia e madhe për të hapur një media dixhitale nëpërmjet Internetit, si për shembull një gazetë elektronike, një stacion në Youtube ose edhe thjesht një blog informativ, i ka bërë njerëzit të mendojnë që mjafton kaq pak që të quhen gazetarë.
Si pasojë e kësaj vërejmë sot mundësi informimi të panumërta në Internet duke e pasur të vështirë dallimin e burimeve serioze dhe profesionale. Për këtë arsye është e rëndësishme të kihet kujdes edhe kur si mjet informimi përdoret një media digitale në Internet sepse jo vetëm mund të keqinformohemi por edhe mund të jemi viktima të njerëzve keqdashës që e përdorin atë mjet informimi për arsye krejt të tjera nga sa shfaqen.

• Mos i besoni asnjëherë verbërisht një informacioni të marrë në Internet
• Përdorni më shumë se një burim për informimin tuaj
• Lexoni politikat e privatësisë për të parë si përdoren të dhënat që mblidhen për ju sa herë e vizitoni atë faqe informative
• Mos komentoni apo dërgoni mësazhe fyese në faqet informative
• Përdorni vazhdimisht programe mbrojtës për kompjuterin tuaj kur vizitoni faqe informuese