Siguria fizike

2. siguria fizike

Ndonëse e mbetur pak në hije si pasojë e risqeve të shumëfishuara në Internet, siguria fizike është e një rëndësie thelbësore për biznesin tuaj. Në vijim do ju paraqesim disa hapa të domosdoshëm që ju mund të hidhni për të parandaluar problemet e sigurisë së informacionit. Ato mund të duken të thjeshta (sepse në të vërtetë janë) por shpesh janë pengesa kryesore ndaj keqdashësve për të dëmtuar biznesin tuaj.

• Monitorojini ambjentet tuaja 24/7 me anë të kamerave të sigurisë.
• Vendosini serverat dhe paisje të tjera të specializuara në dhoma të veçuara, me dyer që mbyllen nga brenda dhe pa dritare.
• Instaloni kondicionerë dhe sisteme kundër zjarrit në këto dhoma.
• Mbani të dokumentuar inventarin e paisjeve tuaja, kohën kur janë blerë si edhe vendi ku ndodhen.
• Ruani backup-in e informacionit tuaj shumë larg sistemit ku punoni.
• Minimizoni sasinë e letrave dhe informacioneve sensitive të lëna në tavolina. Mbyllini dokumentet në rafte të sigurta duke implementuar një strategji për “tavolina të pastra” pas përfundimit të punës.
• Kontrolloni personelin që ka akses mbi paisjet dhe të dhënat tuaja duke i pajisur ata me identifikues kur numri i punonjësve tuaj është i madh.
• Mos lejoni vizitorët të kenë asnjë lloj aksesi mbi paisjet tuaja.
• Sigurojeni biznesin tuaj në një kompani sigurimesh, edhe nëse ai është shumë i vogël.