Mbrojtja e websiteve

3. mbrojtja e websiteve
Të gjithë ata që zotërojnë apo manaxhojnë një biznes e kanë të domosdoshme praninë e tyre në Internet. Përveç fazës së rëndësishme të ndërtimit të kësaj pranie, po aq e rëndësishme është ta mbash atë më vonë të përditësuar dhe të siguruar.
Problemi fillon të shfaqet në momentin kur një vëmendje mjaft e vogël i jepet çështjeve si siguria e fjalëkalimeve apo e backup-eve dhe pastaj faqja juaj e Internetit bllokohet apo sulmohet ose kompromentohet në një formë tjetër. Ndoshta ky do të jetë moment që ju do të filloni të mendoni për sigurinë seriozisht.
Në vijim do jepen 5 këshillat më të rëndësishme se si t’i siguroni faqet tuaja të Internetit.

1. Zgjidhni fjalëkalime të fuqishëm
Në këto raste rekomandohen përdorimi i programeve që gjenerojnë dhe ruajnë në mënyrë të sigurtë fjalëkalimet.

2. Siguroni FTP
Nqs përdorni FTP (File Transfer Protocol) ju po dërgoni të dhënat tuaja të pambrojtura në Internet. Rekomandohet të kaloni në Secure FTP (SFTP) dhe ta ç’aktivizoni FTP. Është po aq i thjeshtë dhe i lehtë në përdorim sa FTP.

3. Përditësoni, Përditësoni, përditësoni!
Përdorni WordPress, Joomla! apo Drupal? Keni një galeri me foto apo katalogë shitjesh në faqen tuaj? Këto janë aplikime që janë një target i thjeshtë për hackerat në Internet. T’i mbani këto aplikimi të përditësuara është çelsi që t’i mbani faqet tuaja të sigurta nga hackerat.

4. Firewalls
Doni të limitoni aksesin në serverin tuaja? Mbrojeni atë me një firewall, me të cilin ju mund të limitoni aksesin në një adresë specifike IP, mund të bllokoni shërbime specifike ose administroni ndërfaqet për sigurinë.

5. Bëni backup të dhënat
Nganjëherë, s’ka rëndësi sa kohë harxhoni me sigurinë dhe politikat e sigurisë, hackerat e gjejnë një rrugë. Për këtë arsye duhet të mbani servera backup. Në këtë mënyrë ju mund të rikuperoni faqet e sulmuara dhe ta ktheni uebsite-in tuaj në gjendje normale shpejt.