Humbja e të dhënave

4. humbja e te dhenave
Sipas një studimi të fundit të Check Point Technologies dhe Ponemon Institute 77% e organizatave janë ndeshur me humbjen e të dhënave në 12 muajt e fundit.
Shumicën e kohës humbja e të dhënave shkaktohet nga gabime të thjeshta si email-e të keqdrejtuara. Normalisht këto janë të padëmshme por nganjëhere këto mund t’i kushtojnë milliona dollarë kompanisë nqs i dërgohen personit të gabuar.
Shumica e incidenteve ndodhin pa qëllim. Prandaj duhet kujdesmi më shumë për parandalimin se sa zgjidhjen e problemit pasi ka ndodhur.
Teknologji më të mira është një nga mënyrat për ta zgjidhur problemin, por kjo duhet të kombinohet me një staf më të ndërgjegjshëm. Papërgjegjshmëria e punonjësve është hallka më e dobët për sigurinë e të dhënave. Prandaj duhet investuar shumë në trajnimin dhe kontrollin e tyre.

Me tej janë disa këshilla për sigurinë e të dhënave dhe kujdesin ndaj humbjes së tyre.

1. Mbani dijeni për vendndodhjen e të dhënave tuaja. Regjistroni të gjithë të dhënat, llojet, sasinë dhe veprimet që kryhen me to në kompaninë tuaj.

2. Klasifikojini të dhënat tuaja. Krijoni një listë me llojet e të dhënave tuaja bashkë me nivelin e tyre të sensitivitetit. Krijoni modele dokumentesh me klasifikime të tipit Publike, i Rezervuar, Konfidencial. Kjo do të ndërgjegjësojë punonjësit për përdorimin e duhur të informacionit.

3. Sigurojini të dhënat në të gjithë ciklin e tyre të jetës. Këtu përfshihen gjendjet: të dhëna të ruajtura, të dhëna në ndryshim, të dhëna në përdorim. Të dhënat mund të kompromentohen gjatë secilës prej gjendjeve prandaj është e rëndësishme të kujdesemi vazhdimisht.

4. Eleminoni rregulloret e komplikuara. Implementoni rregullore të thjeshta për t’u kuptuar, që plotësojnë kriteret ligjore dhe mundësojnë mbulimin e të gjitha situatave të mundshme.

5. Përfshini stafin. Është shumë e rëndësishme që punonjësit të ndihen pjesë e gjithë procesit të sigurimit të të dhënave. Në fund fare janë ata që do të ndeshen me risqët dhe problemet kështuqë është e domosdoshme që ata ta kuptojnë rolin e tyre kyç dhe të jenë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e veprimeve të tyre.