Software

7. Programet
Tashmë shumica e bizneseve varen nga kompjuterat – dhe sigurisht edhe nga programet – në mënyrë që të funksionojnë. Për të përzgjedhurn sistemet dhe programet e duhura që duhen përdorur në mënyrë që biznesi të jetë i sigurt dhe ligjor janë një numër faktorësh që duhet të merren parasysh. Duhet pasur shumë më tepër kujdes vitet e fundit duke qenë se pjesa më e madhe e programeve po shkarkohen nga Interneti dhe nuk po blihen në një CD.

Risqet

• Dhunimi i të drejtave të autorit të programeve, duke:
– Përdorur një program në më shumë kompjutera nga sa e lejon liçenca
– Përdorur kopje të paautorizuara (të vjedhura) të programeve
– Përdorur versione të papërshtatshme (si ato të shitura për shtëpi apo edukim) në biznese
• Ngarkimi i programeve të dyshimta të cilat sjellin programe keqdashëse në rrjetin tuaj
• Ngarkimi i programeve të cilat shkaktojnë problem teknike në kompjuterat tuaj si ngadalësimi ose papërshtatshmëria me sistemin e operimit
• Përdorimi i programeve të patestuara që cënojnë integritetin e sigurisë
• Shkarkimi nga punonjësit dhe përdorimi i programeve që shpërndajnë skedarët
Përdorimi i sigurt i Programeve
• Përcaktoni rregulla të qarta për llojet dhe mënyrën se si do të përdoren programet, duke përfshirë ketu edhe aplikacionet që përdoren për paisjet e lëvizshme.
• Gjithmonë përdorni programe të liçensuara
• Investoni në programe që janë të përshtatshme me madhësinë dhe ritmin e rritjes së biznesit tuaj
• Përdorni versione për biznese ose ndërmarrje të programeve
• Nqs përdorni programe të krijuara brenda kompanisë, sigurohuni që ai është testuar për të gjitha funksionalitetet dhe për sigurinë.
• Përditësojini vazhdimisht programet tuaja
• Aplikoni testime të rregullta për kapacitetet e serverave, rrjetit dhe lidhjes tuaj me Internetin
• Sigurohuni që programi juaj antimalware është i përditësuar dhe në punë.