Business continuity,data recovery

8. business continuity, disaster recovery
Bizneset sot mbështeten fuqishëm mbi infrastrukturën e IT duke i bërë proçeset dhe të dhënat e kompanisë të varura drejtpërdrejt nga teknologjia. Për këtë arsye çdo biznes duhet të kujdeset që të dhënat dhe biznesi e tyre kanë aftësinë të rikuperohen dhe të vazhdojnë funksionimin edhe në kushte të vështira për infrastukturën e IT.
Askush nuk do të imagjinojë katastrofa, por një biznes i mirë duhet të ketë një plan të ndërtuar për të siguruar që biznesi i tyre mund të rikuperohet në qoftë se ballafaqohet me një katastrofë, qoftë kjo natyrore, sulm terrorist, një problem i thjeshtë energjitik ose një virus që mund të dëmtojnë sistemin e tyre. Ky është moment kur planet për vazhdimësinë e biznesit (business continuity) dhe mbulimin e fatkeqësive (disaster recovery) janë thelbësore.

Plani për vazhdimësinë e bizensit (BCP)

Një plan për vazhdimësinë e biznesit identifikon ekspozimin e organizatës kundrejt risqeve të brendshme dhe të jashtme dhe sintetizon asetet për të siguruar një parandalim dhe rikuperim për organizatë, ndërkohë që ruan avantazhet konkuruese dhe integritetin e sistemit.
Një BCP jep hartën e rrugës që duhet të ndjekë biznesi juaj për të vazhduar të operojë jo vetëm në kushte ekstreme si katastrofat por gjithashtu edhe për tronditje të tjera të vogla të biznesit.

Plani për mbulimin e fatkeqësive (DRP)

Një plan për mbulimin e fatkeqësive është një proces i dokumentuar i një radhe proçedurash për të rikuperuar dhe mbrojtur infrastukturën e IT të një biznesi në rastin e një fatkeqësie. Nuk ka një plan që i plotëson nevojat e të gjithëve, por secila kompani duhet të ndërtojë një plan që i përshtatet nevojave të saj dhe mundësive duke siguruar parandalimin, zbulimin dhe rregullimin e fatkeqësive.
Një DRP minimizon kohën e mosfunksionimit, humbjen e të dhënave dhe asiston në ringritjen e kapaciteteve të kompanisë. Ai gjithashtu mund t’i ndihmojë bizenset për të ndërtuar një paln që t’i zbulojë dhe parandalojë fatkeqësitë dhe t’i bëjë të pandjeshme efektet e tyre ku ato nuk parandalohen.
Plani për mbulimin e fatkeqësive (DRP) dhe Plani për vazhdimësinë e bizensit (BCP) janë të dy të rëndësishëm për nevojat e një biznesi dhe shpesh operojnë krah-për-krah kështuqë mund të zhvillohen bashkë dhe të implementohen si një plan i vetëm, i quajtur plani BCDP. Më poshtë japim disa nga përfitimet për një biznes nga implementimi i një BCDP.

• Indentifikon zonat e dobësisë dhe ato të rrezikuara
• Ndihmon kompanitë që të identifikojnë disa mundësi teknologjike si cloud computing
• Ndihmon bizneset që të jenë më të përgatitura gjatë katastrofave
• I mundëson kompanive të kenë fitime edhe në kushte ekstreme
• Ndihmon kompanitë të rikuperojnë të dhënat shpejt dhe thjeshtë
• Ul humbjen e të dhënave gjatë katastrofave
Qartësisht, zhvillimi dhe implementimi i të dy planeve do t’i sjellë shumë përfitime bizneseve, të cilët duhet të zgjdhin të zhvillojnë një plan BCDP për ta bërë gjithë procesin më të thjeshtë dhe më efiçent.