Rreth Nesh

Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT), u krijua me Vendimin e Këshillit ë të Ministrave Nr.766, datë 14.9.2011 “Për Krijimin e Agjencisë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT)”.
Kjo Agjenci funksionon si person juridik publik, në varësi të Kryeministrit, me seli në Tiranë dhe ka objekt të veprimtarisë së saj identifikimin, parashikimin dhe marrjen e masave për mbrojtjen ndaj kërcënimeve/sulmeve kompjuterike, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Në zbatim të VKM Nr. 766 pika f) “Organizon fushata ndërgjegjësimi dhe trajnime, publikon materiale informative dhe edukative për sigurinë e TIK-ut, ofron këshilla sigurie për përdoruesit e internetit në nivel kombëtar (qeverinë, biznesin dhe qytetarët)” është krijuar kjo platformë online informuese në shërbim të publikut të gjerë.

Qëllimi i këtij portali është të edukojë dhe të promovojë një shoqëri dixhitale të sigurtë duke përdorur internet të sigurtë në shtëpi, punë dhe shkollë sepse një shoqëri dixhitale e sigurtë është një aset i përbashkët.

Në një hapësirë kibernetike me rreziqe të vazhdueshme, siguria në internet duhet të jetë një përgjegjësi e përbashkët. ALCIRT promovon rëndësinë e sigurisë në Internet dhe një përdorim të sigurtë e të përgjegjshëm të teknologjisë online sidomos nga fëmijet dhe adoleshentët.